Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Koronavirusi, shtohet dezinformimi në rrjetet sociale

Nga A2 CNN
11 Maj 2020, 10:38 | Bota
Koronavirusi, shtohet dezinformimi në rrjetet sociale

Pas shpërthimit të pandemisë Covid-19, janë shpërndarë mijëra video e informacione të rreme në rrjetet sociale për koronavirusin. Këtë javë, numri i videove që përhapin “fake news” e konspiracione nga më të ndryshmet, është ndjekur nga miliona vetë. 

Kompanitë lidere në rrjetet sociale si Facebook apo Youtube thonë se po luftojnë prej muajsh kundër dezinformimit rreth Covid-19. 

Marc Zuckerberg, drejtuesi i Facebook, tha: “Nëse një person përhap informacion që vë në rrezik njerëzit, qoftë edhe psikologjikisht, ne i mbyllim llogarinë”.

Por, rrjetet e kanë të pamundur të përballojnë fluksin e teorive konspirative që qarkullojnë çdo ditë. Janë video të prodhuara nën emrin “pandemia” e derisa Facebook apo Youtube t’i bllokojë, miliona vetë i kanë parë. 

Alan Duke, kryeredaktori i “Lead Stories”, u shpreh: “Nuk kam parë kurrë më parë që një video të bëhet virale kaq shpejt”.

Facebook thotë se i bllokon videot e tipit “Mos vini maska sepse mund të sëmureni më keq”, ndërsa Youtube thotë se ka bllokuar mijëra video që përcjellin këshillat më të mira mjekësore për të luftuar Covid-19. Por, pavarësisht kësaj, qarkullojnë me mijëra video të tjera. Sipas drejtuesve të rrjeteve sociale, videot dhe lajmet e rreme po përhapen po aq shpejt sa virusi. 

Claire Wardle, eksperte e komunikimit, thotë: “Njerëzit shpërndajnë këto lloj videosh për të përfituar disa para në ndonjë suplement për shëndetin. Disa e bëjnë për një agjendë specifike politike. Disa e bëjnë për qejf, për të parë deri ku arrijnë. Askush prej tyre nuk na bën të ndihemi mirë”.

Teoritë konspirative në rrjetet sociale kanë shënjestruar jo vetëm dr. Anthony Faucci, por edhe filantropistin Bill Gates gjithashtu. Këshilla më e mirë është: mos i ndiqni këto video dhe mos i ndani me të tjerët. 

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu