Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Me mijëra në plazh, edhe pse ishte java me numrin më të lartë të vdekjeve në Florida

Nga A2 CNN
11 Maj 2020, 15:43 | Lifestyle

Një fundjavë e zjarrtë, me plazh e festa, edhe pse Florida regjistroi gjatë javës numrin më të lartë të vdekjeve nga koronavirusi.

Dhjetëra varka mbushën plazhin “John’s Pass”, ku njerëzit festonin duke qëndruar shumë pranë njëri-tjetrit, ndërsa në shumicën e plazheve njerëzit respektuan rregullat e distancimit social, të ndikuar ndoshta edhe nga patrullimet e policisë.

Deri të dielën, në shtetin e Floridas janë konfirmuar mbi 40500 raste me koronavirus, ndërsa numri i viktimave është mbi 1700. Por që prej hapjes së pjesshme të shtetit më 4 maj, janë regjistruar 336 viktima, me një mesatare prej 56 në ditë.

Në pjesë të tjera të Floridas, plazhet u mbyllën nga autoritetet pasi njerëzit nuk po i respektonin rregullat e distancimit social dhe po kontribuonin në përhapjen e virusit, raporton “USA Today”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë