Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Rihapen klinikat dentare, stomatologët: Rritje 30% e tarifave, të rishikohen protokollet

Nga A2 CNN
11 Maj 2020, 15:41 | Aktualitet

Në këtë periudhë pandemie, vajtja  tek dentisti do t'u marrë më shumë kohë, por dhe para. Me rihapjen, këto shërbime do të punojnë sipas protokolleve të reja. Para se të vendoset orari, stomatologu kryen një intervistë me telefon për gjendjen shëndetësore të pacientit dhe historikun në lidhje me COVID-19.

Nëse nuk ka asnjë problem, pacienti shkon në orarin e caktuar, i pashoqëruar, detyrimisht me maskë dhe i nënshtrohet matjes së temperaturës.

Dentisti është i veshur sipas rregullave te reja, poltroni po ashtu  dhe ambienti është i dezinfektuar. Por  kostot për të gjitha veshjet njëpërdorimshme do të bien mbi pacientët. Stomatologët pranojnë se rregullat e reja do të rriten me 305 tarifat në shërbimin dentar.

Alketa Spirollari

“Për një pacient veshjet shkojnë nga 5 mijë deri në 10 mijë lekë. Patjetër që do të ketë rritje. Një person që ka paguar 2 mijë lekë për një mbushje tani do të paguajë 3 mijë për një mbushje të gradës së dytë”, thotë stomatologia Alketa Spirollari.

Përmes një peticioni online, stomatologët i kërkojnë ministrisë së Shëndetësisë të rishikojë protokollet për t’i lehtësuar ato. “Të lihet mjekut vlerësimi i riskut. Për procedurat me risk të lartë të mbrohemi me veshje të duhura, dhe me risk të zakonshëm të përdorim masat që kemi përdorur gjithmonë”, thotë Spirolari për A2.  

Nga e hëna e 11 majit Ministria e Shëndetësisë shtoi listën e shërbimeve dhe bizneseve që u rihapen, por duke punuar me rregulla të reja.

A2 CNN Livestream

Dita jonë