Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Rindërtimi post-tërmet, qeveria konferencë me donatorët, përditësim i të dhënave

Nga A2 CNN
11 Maj 2020, 19:11 | Aktualitet
Rindërtimi post-tërmet, qeveria konferencë me donatorët,

Qeveria ka njohur donatorët e huaj me përditësimin e të dhënave mbi procesin e rindërtimit pas tërmetit të 26 nëntorit. Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj tha se do të jenë 26 zona të reja zhvillimore, ndërsa numri i lejeve për ndërtim e ka kaluar shifrën 2000.

Nga ana e tij, kryeministri Rama tha se tejet e rëndësishme është që të vijohet puna brenda afateve të përcaktuara nga qeveria, pavarësisht situatës së vështirë që po kalohet me pandeminë.

Theksin, shefi i qeverisë e vuri te një bashkëpunim që duhet të funksionojë nga të gjitha kahet.

‘Të tilla përpjekje shpesh dështojnë për shkak të mungesës së bashkërendimit, dhe po për shkak të vullnetit të mirë. Nuk dyshojmë në vullnetin tuaj të mirë e mos dyshoni në vullnetin tonë të mirë’, u shpreh Rama.

Në konferencën e donatorëve që u mbajt në muajin shkurt, Shqipëria mori mbështetje financiare 1.15 miliardë euro.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani