Sinjale pozitive, La Liga përgatit rinisjen më 12 qershor

real stervitje 600x338

Sikurse Gjermania, Italia e Anglia, edhe Spanja është e vendosur për t’i shkuar deri në fund sezonit të nisur.

Federata Spanjolle e Futbollit i ka komunikuar klubeve të La Liga që kampionati mund të rinisë prej datës 12 qershor dhe në rastin më keq, një javë më vonë, por ky komunikim nuk ka marrë ende formë zyrtare.

Klubet spanjolle kanë nisur prej së premtes, që lamë pas, stërvitjet individuale për të qenë të gatshme. Ndeshjet e kampionatit pritet të luhen çdo fundjavë, nga e premtja në të diel, për të përfunduar sezonin në fundin e muajit korrik.

5 futbollistë rezultuan pozitivë nga testimet e fundit, dy prej të cilëve futbollistë të Real Betis, megjithatë puna për rifillimin e kampionatit nuk duket të ndikohet nga ky faktor.