Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Situata me pandeminë në rajon, 14 raste të reja në Kosovë, frenohen infektimet në Mal të Zi

Nga A2 CNN
11 Maj 2020, 10:31 | Ballkani
Situata me pandeminë në rajon, 14 raste të reja në

Autoritetet shëndetësore në Kosovë raportuan 14 raste të reja me Covid-19 të dielën, numri më i lartë që prej fillimit të muajit maj.

Në total, 884 persona janë prekur nga koronavirusi në Kosovë, nga të cilët 28 kanë humbur jetën, e 655 janë shëruar.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike u bëri thirrje qytetarëve që të mbajnë maska e të ruajnë distancimin social. "Lehtësimi i lëvizjeve nuk nënkupton mosrespektim të rregullave", thuhej në deklaratën e autoriteteve shëndetësore.

Ndërkaq, Maqedonia e Veriut raportoi 20 raste të reja me Covid-19, që e çojnë totalin në mbi 1600. Koronavirusi ka marrë 91 jetë njerëzish në këtë vend, ndërsa të shëruarit janë rreth 1100.

Në Mal të Zi, situtata shëndetësore paraqitet e qëndrueshme dhe sipas autoriteteve në gati një javë nuk është shënuar asnjë rast i ri me COVID-19.  Në vend pati vetëm 324 të infektuar, ndërkohë, 9 vetë humbën jetën, një prej të cilëve gjatë së dielës.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli