Vijon të ulet numri i të prekurve me koronavirus në Kosovë

koronavirusi koalicioni kosove 1100x620

Vijon prej disa ditësh trendi ulës i numrit të personave të infektuar me virusin vdekjeprurës me origjinë nga Kina në Kosovë.

Në raportimin e përditshëm për shtyp, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës bëri me dije se nga 196 testime të kryera gjatë 24 orëve të fundit 11 kanë rezultuar pozitivë me Covid-19.

Rastet e reja me koronavirus janë regjistruar në komunat e Vushtrisë, Prizrenit, Prishtinës dhe Ferizajt.

Deri në këto momente në Kosovë, që nga nisja e pandemisë janë infektuar me koronavirusin e ri 895 persona, 28 prej të cilëve kanë humbur jetën.