Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Zvicra kthehet në shkollë, ankth te prindërit dhe gëzim te fëmijët

Nga A2 CNN
11 Maj 2020, 17:28 | Bota

Mijëra fëmijë në Zvicër u kthyen në bankat e shkollës me një gëzim të madh për të takuar shokët e tyre, me të cilët ishin ndarë prej më shumë se dy muajsh, për shkak të masave të karantinimit për të parandaluar përhapjen e pandemisë së koronavirusit.

E megjithëse fëmijët ishin të gëzuar për këtë rikthim, nuk mund të themi të njëjtën gjë për prindërit, të cilët ende janë dyshues nëse ky vendim i qeverisë ishte i drejtë dhe nëse rrezikohen apo jo fëmijët e tyre nga një infektim i mundshëm.

Tashmë i gjithë procesi mësimor do të jetë ndryshe dhe fëmijëve do t’iu duhet të mësohen me rregullat e reja të distancimit social dhe higjienës të shtuar.

Në shkollën “La Tour” në Gjenevë prindërit janë këshilluar t’i lënë fëmijët e tyre te dera, në distancë nga njëri-tjetri, ndërsa klasat do të kenë një numër të reduktuar nxënësish për të ruajtur distancën e kërkuar.

Zvicra është një ndër vendet europiane për të cilën mund të themi se e ka përballuar më mirë pandeminë e koronavirusit. Deri në këto momente ajo raporton mbi 30 mijë raste me Covid-19 dhe 1500 viktima.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani