Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Zyrtarizohet data kur “big-ët” e Premier League rikthehen në fushë

Nga A2 CNN
11 Maj 2020, 18:57 | Futboll
Zyrtarizohet data kur “big-ët” e Premier League rikthehen

Ashtu edhe si shumë vende të tjera edhe Britania po përgatitet për të rikthyer në fushë sportin më të bukur në botë atë të futbollit.

Drejtuesit e klubeve kryesore të Premier Leagues kanë zhvilluar një takim me zyrtarët e qeverisë dhe është rënë dakord që ndeshjet mund të rifillojnë nga data 12 qershor. Megjithatë klubet duhet të zhvillojnë një votim për të vendosur përfundimisht se kur do të rifillojë sezoni i lënë përgjysmë.

Nuk diskutohet që tifozët do të mungojnë në shkallët e stadiumit dhe kjo që pritet të zgjasë për një afat të pacaktuar, ndoshta deri në gjetjen e vaksinës kundër pandemisë së koronavirusit.

Qeveria ka paraqitur një plan për të ndjekur nga klubet i cili duhet të zbatohet me përpikmëri dhe rregulli i distancimit social do të monitorohet si një ndër më të rëndësishmit.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani