Dosja me 6 te pandehur, tentatuan të çojnë 1 ton drogë në Greqi, SPAK mbyll hetimin

Publikuar më: 12/5/2020, ora 16:32
MB TRAFIKU 1TON frame 528 1024x576

Dosja me 6 te pandehur, tentatuan të çojnë 1 ton drogë në Greqi, SPAK mbyll hetimin

Publikuar më: 12/5/2020, ora 16:32

Prokuroria e Posaçme, SPAK përfundoi hetimet për katër persona të akuzuar për tentativën e trafikimit të gati 1 ton kanabis drejt Greqisë.

Bashkim Murataj, Gentian Ramadani, Adrian Sako dhe Zija Hidri janë marrë si të pandehur për akuzën e “trafikimit të narkotikëve”, mbetur në tentativë dhe “grup të strukturuar kriminal”. Ndërsa të pandehurit Andrea (Renato) Muço dhe Mariglen Sako akuzohen për “moskallëzim krimi”.

Sipas SPAK, tentativa e trafikimit të të pandehurve është shënuar mëngjesin e herët të 13 shkurtit 2019. Ata tentuan të trafikojnë 104 thasë me kanabis sativa, 1074 kg në total, përmes pikëkalimit kufitar të Kapshticës.