Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Frika e një vale të dytë, Wuhani do të testojë 11 milionë banorët e tij për covid-19

Nga A2 CNN
12 Maj 2020, 11:38 | Bota
Frika e një vale të dytë, Wuhani do të testojë 11

Qyteti kinez i Wuhanit po ndërton një plan për të testuar të gjithë popullatën e tij prej 11 milionë banorësh për Covid-19. Njoftimi bëhet nga media publike.

Plani është në fazat fillestare dhe po kërkohet një mënyrë se si testimet mund të bëhen brenda 10 ditëve.

Kjo vjen pasi Wuhani, ku u shfaq fillimisht virusi, shënoi rritje të rasteve të reja duke shtuar frikën për një valë të dytë infeksioni.

Përpara kësaj fundjave, qyteti kinez nuk raportonte të infektuar që prej 3 prillit. Me përmirësimin e situatës, Wuhani hoqi masat kufizuese strikte me 8 prill, megjithatë normaliteti i plotë nuk është rikthyer ende. 

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani