Koronavirusi prek futbollin, por kampionati vazhdon në Bjellorusi

RASTET NE BJELLORUSI frame 1103 1100x620

Koronavirus ka prekur edhe futbollin bjellorus, kampionatin e vetëm i cili vijoji aktivitetin i pashqetësuar nga pandemia. Dy takime, ajo mes skuadrës së Minskut dhe Neman Grodno-së dhe një ndeshje tjetër nga kategoria e dytë, janë anuluar pasi dyshohet për infektime nga Covid-19.

Presidenti Aleksandër Lukashenko nuk e ka konsideruar në asnjë moment shqetësim për futbollin pandeminë globale pavarësisht reagimeve dhe frikës së shumë prej skuadrave për të luajtur. Madje ai e ka konsideruar virusin një psikozë, që luftohet duke marrë reze dhe duke konsumuar vodka.

Rastet pozitive kanë shtuar ankthin në Bjellorusi megjithatë nuk ka asnjë njoftim për ndërprerje apo pezullim të kampionatit.