Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Legalizimi i kanabisit, Kokëdhima: Projekti im do ta bënte Shqipërinë lider në Evropë për prodhimet mjekësore

Nga A2 CNN
12 Maj 2020, 20:37 | Politikë
Legalizimi i kanabisit, Kokëdhima: Projekti im do ta bënte

Legalizimi i kanabisit mjekësor ka qenë artikuluar kohë më parë nga Koço Kokëdhima, nga partia “Zgjidhja”, ndërsa ditën e sotme, kryeministri Rama u shpreh se synon që ta kalojë në parlament para mbylljes së këtij sesioni.

Në një lidhje në A2, Kokëdhima u shpreh se ka qenë i frymëzuar nga dy gjëra. “Më kthyet në debatet e vitit 2014. Unë kam qenë inspiruar nga dy gjëra. Së pari, nga potenciali i madh i kanabisit mjekësor, si një treg me një rritje të shpejtë dhe një të ardhme të madhe. Së dyti, nga mjerimi i madh i bujqësisë së fermerëve shqiptarë, të cilët ishin të gënjyer dhe të braktisur nga politikat e qeverisë. Në atë kohë, qeveria nxiti njerëzit që paguan në media, të gjithë servilët dhe lakenjtë e saj, u përpoq ta përdorte fushatën time për kanabizimin e Shqipërisë. Unë nuk kam merak se vjedhin idetë e mira, pasi ato janë sheshit. Janë eksperiencat e njerëzimit dhe ne mund të mësojmë prej tyre. Ata e përdorën kundër meje dhe familjes sime këtë ide. Janë bërë shumë insinuata, se ka pasur marrëveshje mes meje dhe Ramës, por ai ka qenë kundër. Sot, unë nuk ndjehem i vjedhur, por Shqipëria është e vjedhur”.

Por pse kryeministri Rama e hodhi tani këtë ide? “Nuk e di pse Rama ka ndryshuar qëndrim. Por, unë di se ekonomia jonë do të bjerë në kolaps, është çështje muajsh që të përfundojë në vdekje klinike. Kryeministri jonë është i pasinqertë. Ai thotë se ka një vit që punon për legalizimin e kanabisit medikal. Nëse shohim mënyrat se si kanë vepruar shtetet e tjera, asnjë nuk ka punuar në mënyrë të fshehtë. Është promovuar ideja, janë ngritur grupe pune. Nëse ky proces nuk ka transparencë, nuk do të bëhet në mënyrën e duhur dhe Shqipëria mund ta humb edhe tani këtë mundësi”, u shpreh Kokëdhima.

Më tej, Kokëdhima tregoi disa detaje nga projekti i tij për legalizimin e kanabisit. “Projekti synonte që Shqipëria të ishte lider në Evropë për prodhimet mjekësore të kanabisit dhe ishin të gjithë mundësitë. Sot nuk janë djegur të gjitha mundësinë, por janë djegur disa shanse. Ne kemi mundësi të rikuperojmë disa nga dëmet që i janë bërë Shqipërisë nga kjo elitë politike. Mëkatarët e kësaj historie janë të dy palët. PD nuk ka projekt.

Kokëdhima hodhi edhe akuza të forta, se qeveria e kanabizoi vendin dhe për këtë, sipas tij, kishte plan. Këta e përdorën planin tonë qëllimisht si alibi për kanabizimin e Shqipërisë Me plan të plotë, qeveria e kanabizoi qeverinë. ‘Shqiptarët mbollën kanabis kudo, pasi dëgjuan se do të legalizohet kanabisi’. Kështu thoshin këta.  

Sipas planit të tij, Kokëdhima thekson se fermeri nuk mund të mbjellë. “Do të jetë monopol. Vetëm ata që do të licencohen nga shteti”, u shpreh ai.  

A2 CNN Livestream

Dita jonë