Mbetjet e raketës godasin Tokën, 18 tonelatat “shmangin” qytetet dhe përfundojnë në Oqean

Satelit 1100x620

Kaloi sipër qiellit të Los Angeles, madje edhe në Nju Jork, pa shqetësuar një Amerikë që për momente ka probleme më të mëdha. Peshonte rreth 18 tonelata, por asnjë nuk  e vuri re, në tokë, përtej shkencëtarëve të Agjencive hapsinore, që e ndiqnin të preokupuar.

Sepse bëhej fjalë për mbetjet e raketës kineze Long March -5B, një gjigant që më 5 maj u hodh në hapësirë bashkë me një prototip pa pilotë.

Raketa kineze Long March-5B

Por pas disa javësh, raketa që kishte mbaruar misionin e tij, filloi uljen e tij në atmosferë, dhe vendi i impaktit nuk ishte aspak i qartë. Bëhej fjalë për objektin më të madh që binte i pakontrolluar në Tokë pas vitit 1991, dimension që preokuponte shkencëtarët, që dje pritën trajektoren e impaktit.  

“Në një objekt kaq të madh, disa pjesë si motorët mund t’i  mbijetojnë atmosferës dhe të godasin Tokën. Shpejtësia e tyre është relativisht e ulët, por mund të bjerë edhe në zona të banuara”, tha për CNN Jonathan McDowell, astronom i Qendrës të Astrofizikës në Harvard.

Vendi i impaktit sipas llogaritjeve

Pasi fillimisht projeksionet për impaktin ishin të vagullta, pjesët e raketës goditën më në fund një zonë të Oqeanit Atlantik pranë brigjeve afrikane, pa shkaktuar dëme.