Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Opozita e bashkuar: Pandemia e ekonomisë po e çon Shqipërinë drejt kolapsit ekonomik

Nga A2 CNN
12 Maj 2020, 14:47 | Politikë
Opozita e bashkuar: Pandemia e ekonomisë po e çon

Koalicioni opozitar në takimin e sotëm ka patur në fokus të mbledhjes vetëm një çështje, situatën ekonomike në vend dhe pamundësinë e qytetarëve.

Qëndrimi i të gjithë partive të Opozitës së Bashkuar ka qenë se pandemia e ekonomisë po e çon Shqipërinë drejt kolapsit ekonomik. Qeveria nuk po i ndihmon shqiptarët dhe po e çon vendin drejt një krize të madhe.

Në fillim të takimit, kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka informuar aleatët mbi shqetësimet dhe kërkesat e paraqituara gjata takimeve që ka zhvilluar gjatë javës me përfaqësuesit e bizneseve.

“Qeveria i ka braktisur. Nuk i dëgjon, nuk i pret, nuk do t’ia dijë për shqetësimet dhe problemet e tyre. Është detyra jonë jo vetëm të jemi zëri i tyre, por të ridimensionojmë planin tonë për shpëtimin e ekonomisë, për ruajtjen e vendeve të punës, duke marrë parasysh pasojat që ka krijuar kriza. Qytetarët po humbin vendet e punës dhe situata është emergjente. Duhet angazhim i shpejtë dhe intensiv nga të gjithë ne. Kam parë dhe takuar vetë njerëz që nuk kanë marrë asnjë lek ndihmë nga qeveria. Biznese që nuk kanë përfituar asnjë ndihmë dhe po mbyllen”, mësohet të jetë shprehur Lulzim Basha.

Aksioni opozitar do të shtrihet në takime të përditshme në të gjithë Shqipërinë. “Edi Rama nuk mendon për shqiptarët, por për karrigen e tij. Ai i dërrmoi të varfërit dhe shkatërroi shtresën e mesme. Është përgjegjësia jonë të jemi pranë tyre”, është shprehur Basha.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani