Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Projekti pilot në Itali, klasa në palestër, nxënësit kthehen në shkollë

Nga A2 CNN
12 Maj 2020, 15:53 | Bota

Një grup nxënësish nga 6 deri në 10 vjeç, ishin të parët që ju rikthyen bankave të shkollës në Itali,  në klasa të improvizuara brenda një palestre në rajonin e Piemontes.

Shkollat në Itali pritet të qëndrojnë të mbyllura deri në shtator, e megjithatë përmes këtij projekti pilot, po testohet se si mund të funksionojë distancimi social.

Bankat janë vendosur një metër larg njëra-tjetrës dhe numri i nxënësve është i kufizuar. Nënat në qytezën e vogël të Borgosesia-s, pranë Torinos, ishin të lumtura që fëmijët u rikthyen në shkolla pas dy muajsh mësim nga shtëpia.

Si prindërve ashtu edhe nxënësve u kërkohet të mbajnë maska, ndërsa materiale dezinfektuese shpërndahen pas mbërritjes në klasë.

 “Duhet të gjejmë një mënyrë që fëmijët të luajnë së bashkë dhe ne të mund të shkojmë në punë. Kemi qenë në shtëpi për dy muaj, gjyshërit nuk mund të kujdesen më për ta. Kanë nevojë për fëmijë dhe të shkuarit në shkollë është shumë e rëndësishme për ne në këtë moment”, thotë një nga mamatë.

Dezinfektimet në kishat e Romës

Ndërkohë, në Romë, një punonjës me mjete mbrojtëse sterilizon çdo centimetër të Bazilikës së Shën Mërisë në Trastevere. Stolat e zakonshëm janë zëvendësuar nga karrige 1 metër larg njëra-tjetrës, në prag të meshave qe do të lejohen nga 18 maji.

Vetë pjesëtarët e kishave do të përcaktojnë numrin maksimal të personave që mund të qëndrojnë atje, duke respektuar distancën.

Nëse do të ketë kërkesa, mund të mbahen mesha shtesë për të shmangur grumbullimet e mëdha. Besimtarët do të duhet të mbajnë maska, por priftërinjtë do të lejohen të predikojnë pa të tilla.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu