Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Serie A drejt rifillimit, stërvitje ekipore prej 18 majit

Nga A2 CNN
12 Maj 2020, 14:23 | Futboll

Pas propozimeve, debateve dhe polemikave, Serie A hedh një hap konkret drejt rifillimit të kampionatit, për ta mbyllur këtë sezon në fushë. Klubet kanë marrë sinjale pozitive nga instancat shtetërore, pasi qeveria vendosi që prej 18 majit mund të rinisin stërvitjet ekipore.

Deri më tani, futbollistët ishin lejuar që të zhvillonin seanca stërvitore individuale. Lojtarët ndaheshin në grupe të vogla dhe punonin duke respektuar distancat e sigurisë. Madje, në disa raste një sportist kishte gjysmën e fushës në dispozicion për t’u stërvitur.

Serie A është pezulluar prej datës 9 mars dhe qeveria përtej Adriatikut ende nuk ka dhënë verdiktin final, nëse ky edicion do të përfundojë në fushë, apo duhet të anulohet. Për këtë arsye, vendimi për t’i hapur rrugën stërvitjeve në grup shihet me optimizëm.

Por, që kjo të realizohet, skuadrat duhet të zbatojnë me rigorozitet protokollin shëndetësor të hartuar nga federata dhe të miratuar me disa ndryshime nga Ministria e Shëndetësisë dhe ajo e Sporteve. Rifillimi i futbollit në Itali do të jetë i kujdesshëm dhe masave mund t’u shtohet kërkesa e Komitetit Teknik të Shkencave, sipas të cilit prej nisjes së stërvitjeve në grup, skuadrat duhet të qëndrojnë 15 ditë në izolim. Vetëm pas kësaj periudhe të dytë izolimi, do të jetë e mundur të vlerësohet nëse ndeshjet mund të rinisin, natyrisht me dyer të mbyllura.

A2 CNN Livestream

Dita jonë