Ylli i Ajaksit: Po kaloj COVID-19, kurrë nuk jam ndjerë më keq

Litmanen 1100x620

Të gjithë e cilësojnë si një nga sulmuesit më të talentuar të viteve ’90, ku shkëlqeu me Ajaksin duke fituar një Kupë të Kampionëve. Padyshim, ai është edhe futbollisti finlandez më i mirë i të gjitha kohërave.

Po 49-vjeçari javët  e kaluara është përballur me një armik vërtet të frikshëm, shumë herë më shumë se mbrojtësit e Milanit të lavdishëm të atyre viteve apo Real Madridit, pikërisht COVID-19.

Nga lojtarët më të njohur të viteve ’90, Litmanen ka shënuar 136 gola me fanellën e Ajaksit

Litmanen ka shpallur pozitivitetin e tij duke përshkruar për mediat estoneze, ku banon, ndjesitë tij si i sëmurë.

“Pata ethe, dhimbje koke, dhembje muskulare dhe një ndjenjë mbytëse. Gjithçka më jepte bezdi. U detyrova të shkoj në spital. Fatmirësisht gjerat u përmirësuan dy javët e fundit, dhe munda të rikthehem në shtëpi”, thotë ish-sulmuesi, që ende nuk është shëruar plotësisht.