Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Edhe NBA drejt rikthimit, 3 opsione për kampionatin

Nga A2 CNN
13 Maj 2020, 17:08 | Sporte të tjera
Edhe NBA drejt rikthimit, 3 opsione për kampionatin

Në fundin e muajit maj deri në javën e dytë të qershorit, NBA do të jetë në gjendje të marrë një vendim për rifillim apo jo të kampionatit. Optimizmi është rritur ndjeshëm pas mbledhjes virtuale të bordit drejtues të NBA, në të cilën u diskutua vijueshmëria e kampionatit edhe nëse do të ketë raste minimale infektimi.

“Nëse flasim për një tjetër pezullim të kampionatit nëse do të rezultojë vetëm një rast pozitiv atëherë më mirë të mos e mendojmë rikthimin në parket”, u shpreh komisioneri Adam Silver.

Prej javës së ardhshme, 22 nga 30 qendrat stërvitore të skuadrave të NBA do të hapen, ndërsa mbeten për t’u përcaktuar rregullat distancuese të cilat do të ndiqen nga pjestarët e klubit. Tre janë opsionet e mundshme për realizimin me sukses të pjesës së mbetur të sezonit. Përfshirja e 30 skuadrave për të përfunduar kampionatin. Krijimi i një mini turneu, i cili i jep mundësinë skuadrave, që janë në garë, të zhvillojnë disa takime për të mbërritur në fazën finale dhe fundit, kalimi i menjëhershëm në fazën play-off me 16 skuadra në bazë të klasifikimit të 11 marsit, ditës së fundit që u luajt.

Pjesa më e madhe e lojtarëve janë pro rikthimit. NBA-it i mbetet sigurimi i tamponëve të testimit, monitorimi i virusit me hapjen graduale të palestrave.  

A2 CNN Livestream

Dita jonë