Madhështia e shqiponjës në gjueti

Fotografi Alan Murphy, nga Londra, ka arritur të realizojë foto të jashtëzakonshme në Alaskë të një shqiponje, gjatë gjuetisë së saj.

Prej gati 10 vitesh, 59-vjeçari udhëton në malet e Alaskës për të shkrepur foto të shqiponjës, e cila është simbol kombëtar i Amerikës.

“Shqiponjat mund t’i dallojnë peshqit nga një lartësi shumë e madhe dhe nuk e kanë aspak të vështirë të ngjiten sërish lart me të mes kthetrave. Kur realizova foton e shqiponjës me krahët e hapura, isha pak metra larg me aparatin tim”, shprehet fotografi.

Shqiponja e Alaskës fluturon me një shpejtësi deri në 48 kilometra në orë dhe mund të fluturojë deri në 50 kilometra në ditë, ndërsa përdor shikimin dhe kthetrat e saj të mprehta për të kapur prenë e saj të radhës, shkruan Daily Mail.