Rifillimi i futbollit, FSHF mbledhje me presidentët e Kategorisë Superiore

FSHF mbledhja 600x338

Federata Shqiptare e Futbollit zhvilloi paraditen e të mërkurës një mbledhje me të gjithë Presidentët e Kategorisë Superiore për të diskutuar mbi opsionet e rifillimit të futbollit.

Kjo mbledhje vjen pas punës së kryer nga stafi i FSHF për përgatitjet mbi rifillimin e garës futbollistike në vend.

Ekspertët mjekësorë të Federatës kanë përgatitur një protokoll mjekësor i cili është konsultuar me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në dy takimet e zhvilluara ditët e fundit.