Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Rregullat e reja të Bundesligës, jo më përqafime, shtrëngime duarsh apo pështyma në fushë

Nga A2 CNN
13 Maj 2020, 17:00 | Futboll
Rregullat e reja të Bundesligës, jo më përqafime,

Ndalohen përqafimet, shtrëngimi i duarve, apo dhe pështyrja në fushat e lojës. Këto janë disa prej rregullave të reja, pjesë e një protokolli prej 35 faqesh për normat e reja higjienike, me të cilin duhet të pajisen të gjithë futbollistët e Ligës së parë dhe të dytë gjermane.

Ndërsa Bundesliga rinis prej kësaj të shtune, skuadrat duhet të tregohen të kujdesshme për të evituar kontaktet e panevojshme.

Një prekje me brryl apo me këmbë do të jetë maksimumi që futbollistët do të kenë si kontakt gjatë festimit të një goli. Ekspertët e shëndetit në Gjermani i bëjnë thirrje tifozëve të shmangin grumbullimet pranë stadiumeve pasi për këtë do të gjobiten pikërisht klubet e tyre.

A2 CNN Livestream

Dita jonë