Twitter do të lejojë disa nga punonjësit e tij që të kthehen në punë kur të duan

twitter 600x338

Twitter ka njoftuar ditën e martë se do të lejojë disa nga punonjësit e kompanisë që të vijojnë punën nga shtëpia sa të duan.

Rrjeti social është firma e parë teknologjike e madhe që do të lejojë stafin që të punojë nga shtëpia edhe kur të përfundojë karantinimi.

Shefi ekzekutiv i Twitter, Jack Dorsey u ka dërguar e-mail punonjësve të martën duke u thënë se kur të hapen zyrat, stafi që mund të punojë nga shtëpia, mund të vazhdojë ta bëjë këtë gjë.

“Jemi nga të parat kompani që kemi futur modelin e punës nga shtëpia. Do të vazhdojmë ta ndjekim këtë model dhe do të vazhdojmë që të vendosim sigurinë e punonjësve në vend të parë”, tha një zëdhënës i Twitter.

“Hapja e zyrave do të vendoset nga ne. Rikthimi në punë do të vendoset nga vetë punonjësit”, shtoi zëdhënësi.