Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

“Kalvari i hipotekave merr fund”, Rama: Dokumenti i pronës do të merret pa lëvizur nga shtëpia

Nga A2 CNN
14 Maj 2020, 17:32 | Politikë
“Kalvari i hipotekave merr fund”, Rama: Dokumenti i pronës do

Prej vitesh, hipotekat cilësoheshin si vatër korrupsioni nga qytetarët, por dhe vetë politika. Tashmë, tapitë nuk do të merren më në sportelet e tyre, por online në portalin e-Albania.

“Filluam me aplikimet online për Kadastrën. Nga 1 janari, shërbimet kadestrale u bënë online dhe me futjen e vulës elektronike dhe pjesa tjetër e shërbimeve do të bëhet online. Nuk do të jetë e nevojshme për të shkuar fizikisht për të marrë shërbime, pasi gjithçka mund të bëhet online. Me aplikimet online, procedurat kanë ndryshuar. Qytetari aplikon nëpërmjet llogarisë së tyre, ose shkojnë në sportele ku ndihmohen. Nga sot njoftojmë se lehtësohet i gjithë procesi. Ky është një revolucion i vërtetë dhe i plotë, në rezultatin konkret”, u shpreh Rama.

Pagesa mund të behet online me kartë krediti apo debiti, ose me mandate pagese në banka. 3 deri në 5 minuta dhe certifikata e pronësisë është e disponueshme në llogarinë e-Albania. Me vulë elektronike dhe pa ryshfet.

“Të jemi të ndërgjegjshëm që për këto 1 milion e 700 mijë prona shërbimi merret për 3-5 minuta pas pagesës. Edhe për pronat e tjera, por që nuk janë në sistem përgjigjen do ta marrim po online, por jo për 3 minuta. Me këtë e zhdukim kontaktin me publikun”, tha Artan Lame.

Nga mbi 4 milionë prona të regjistruara, në e-Albania gjenerohen automatikisht tapitë e 1 milionë e 700 prej tyre. Problematikat e këtij lloj aplikimi , megjithatë, sipas drejtorit të kadastrës, janë hakerat në sistem, por njohja e pakët e teknologjisë nga kategori të caktuara. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë