Kinë, kampionati rinis në fund të qershorit, alarm në Turqi, 8 të infektuar te Beshiktash

FLASH BESIKTAS SUEDI KORONAVIRUS KINE frame 126 1100x620

Jeta në Kinë po kthehet në normalitet dhe futbolli nuk bën përjashtime. Superliga kineze pritet të rikthehet në fushë në javën e fundit të qershorit, ndërsa më përpara do të luhen kampionatet e ligave më të ulëta. Burime shtetërore njoftuan se data e rinisjes së mundshme të futbollit është 24, por nuk përjashtohet as 27 qershori.

Superliga turke ishte parashikuar të riniste më 12 qershor, por plani rrezikohet nga zhvillimet më të fundit. Pas 11 të infektuarve në një skuadër të ligës së dytë, tashmë konfirmohen edhe tetë pjesëtarë të Beshiktashit, të prekur nga Covid-19. Klubi i mirënjohur nuk specifikoi nëse mes të prekurve ka futbollistë.

Suedia pritet të rinisë kampionatin më 14 qershor, por ndryshe nga shtetet e tjera nuk do të detyrojë futbollistët apo trajnerët t’i nënshtrohen testeve të koronavirusit, përpara stërvitjeve apo ndeshjeve. Sipas protokollit, secili do të plotësojë një modul auto-vlerësimi çdo mëngjes, i cili do t’i dërgohet me e-mail mjekut të klubit.