Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

“Koronavirusi do të vihet nën kontroll pas 4-5 vitesh”

Nga A2 CNN
14 Maj 2020, 10:18 | Bota
“Koronavirusi do të vihet nën kontroll pas 4-5 vitesh”

Mund të duhen 4-5 vite përpara se pandemia Covid-19 të vihet nën kontroll. Kështu shprehet Soumya Swaminathan, kreu i shkencëtarëve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Në një konferencë digjitale të organizuar nga “Financial Times”, Swaminathan deklaroi: “Do të thoja që mund të vihet nën kontroll për 4-5 vite. Faktorë thelbësorë janë zhvillimi apo jo i virusit, masat shtrënguese dhe zhvillimi i një vaksine. Vaksina për momentin duket mënyra më e mirë për të mposhtur virusin, por ka shumë detaje mbi efikasitetin dhe sigurinë e saj, pa përmendur prodhimin dhe shpërndarjen e barabartë”.

Aktualisht, në botë janë prekur 4,3 milionë persona nga Covid-19, me rreth 300 000 viktima.

https://a2news.com/2020/05/13/konstatimi-i-obsh-disa-trajtime-japin-rezultat-per-kurimin-e-pacienteve-me-covid-19/

A2 CNN Livestream

Dita jonë