Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Përleshje në burgun e Vlorës, plagoset një i dënuar, dhunohen edhe disa gardianë

Nga A2 CNN
14 Maj 2020, 12:31 | Kronikë
Përleshje në burgun e Vlorës, plagoset një i dënuar,

Në burgun e Vlorës ka ndodhur një përleshje fizike, ku janë përfshirë të burgosur dhe efektivë të policisë të këtij burgu.

Një nga të burgosurit ka mbetur i plagosur, ndërsa janë dhunuar edhe disa policë të institucionit në fjalë. Ngjarja ka ndodhur në datën 3 maj. Mësohet se tre të dënuar, Eduart Xhezo, Emilent Dhepa dhe Lulzim Demiraj kanë rrahur të burgosurin tjetër Eduart Ahmeti.

 Kjo ngjarje është referuar në prokurori, e cila nga ana e saj i kërkoi gjykatës vendosjen e një regjimi të veçantë ndaj të burgosurit Lulzim Demiraj.

Ndërkohë nuk bëhen të ditura motivet e kësaj përleshjeje brenda ambienteve të burgut të Vlorës.

A2 CNN Livestream

Dita jonë