Qeveria britanike i hap rrugë Premier League të rinisë në qershor

premier pagat 1100x620

Një lajm i mirë vjen nga Britania e Madhe për të gjithë tifozët e futbollit, në lidhje me rinisjen e një prej kampionateve më të bukur në botë.

Qeveria tashmë i ka hapur rrugë Premier League se mund të nisë aktivitetin në muajin qershor, por vetëm nëse garanton sigurinë e lojtarëve, trajnerëve dhe stafit mbështetës.

Kampionatet e futbollit në Britaninë e Madhe u ndërprenë më 13 mars, si pasojë e pandemisë së koronavirusit, e cila deri në këto momente iu ka marrë jetën më shumë se 31 mijë personave.

Megjithatë, pas disa takimesh që sekretari për Sportin, Oliver Dowden pati me autoritetet e futbollit u ra dakord për të vijuar me planet e projektit “Ristart”,  i cili parashikon dhe mundësinë e transmetimit të ndeshjeve falas.