Tregu Industrial, të vetmit që e popullojnë janë vetë tregtarët

Me përfshirjen në hartën e zonave të gjelbra nga COVID-19, mbi 90% e aktiviteteve tregtare në Bashkinë e Elbasanit janë të hapura.

Prej 11 majit u hap edhe tregu i vetëm industrial që ka qyteti i Elbasanit. Por, ajo që bie në sy në këto ditë të para pas rihapjes, është numri i ulët i blerësve, për të mos thënë që niveli i shitjeve është thuajse zero.

Këtë fakt e pranojnë vetë tregtarët e këtij tregu, të cilët janë të vetmit njerëz që popullojnë tregun.

Por, edhe pse e kanë përfituar pagën e luftës, tregtarët thonë se ajo nuk i ka mjaftuar as për të mbuluar shpenzimet e qirasë dhe siguracioneve.

Për shkak të situatës, një pjesë e tregtarëve kanë vendosur që të mos i hapin më dyqanet e tyre. Nga 180 tregtarë që ka pasur ky treg, aktualisht qëndrojnë të hapur vetëm 50 prej tyre.