Vendimi në Itali, rinisja e Serisë A shtyhet për datën 13 qershor

itali stadium bosh 1100x620

Ka një datë edhe për rinisjen e Serisë A. Në Asamblenë e Ligës Italiane u propozua 13 qershori si data kur skuadrat do të zbresin në fushë për të mbyllur këtë edicion.

Synimi është që ky sezon të përfundojë deri më datën 2 gusht dhe që më pas skuadrat të kenë mundësi të mendojnë për kupat e Europës.

Sipas kalendarit, parashikohet që ndeshjet e kampionatit italian të luhen në çdo tre ditë, ku të vetmet ndërprerje do të jenë për gjysmëfinalet dhe finalen e Kupës, të cilat mund të luhen më 1 dhe 22 korrik.

Në Itali pritet vetëm vendimi i qeverisë për të lejuar stërvitjet ekipore, duke nisur nga data 18 maj.