Dëshiron të spostojë shtëpinë, 300 burra e mbajnë “peshë”

Ndonjëherë është vërtetë e domosdoshme të kesh shumë miq. Sidomos kur nuk mund të thërrasësh asnjë person jashtë perimetrit të fshatit tënd, dhe as të përdorësh automjete dhe asnjë ndihmë të modernitetit. Veçanërisht, kur duhet të spostosh shtëpinë, godinën e tërë, diku tjetër.

Një skenë e tillë i është paraqitur një amerikani në Ohio, që për të spostuar shtëpinë e tij ka angazhuar rreth 300 burra të fshatit të tij, për të ngritur godinën në peshë dhe spostuar disa dhjetëra metra më tej.

Fshati ndodhet në konten e Knox-it, dhe personi, Joseph Hochstetler, i përket komunitetit Amish, që refuzon praktikisht çdo ndihmesë të teknologjisë dhe modernitetit, dhe njihen menjëherë sepse qarkullojnë karrocat e tyre karakteristike me kuaj.