Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Grabitën me armë të ftuarit në festë, në kërkim dy futbollistët amerikanë

Nga A2 CNN
15 Maj 2020, 17:54 | Sporte të tjera
Grabitën me armë të ftuarit në festë, në

Policia e Florida-s është vënë në ndjekje të dy lojtarëve të NFL të cilët akuzohen për grabitje të armatosur në një festë që u mbajt në një banesë.

Deandre Baker i New York Giants dhe Quinton Dunbar i Seattle Seahawks akuzohen se vodhën të ftuarit në një mbrëmje duke iu marrë atyre paratë cash dhe 25 mijë dollarë.

Deri në këto momente asnjëri prej tyre nuk është arrestuar dhe policia njofton se është vënë në kontakt me Ligën e Futbollit Amerikan dhe avokatët e sportistëve që ata të dorëzohen pasi do të lehtësojnë më shumë pozitat e tyre për këtë krim të rëndë.

Ende nuk dihet motivi që shtyu dy futbollistët të grabisin të ftuarit në mbrëmje duke qenë se të ardhurat e tyre nga sporti janë tepër të mëdha.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli