Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Grumbullimet te liqeni pezullojnë shefin e komisariatit

Nga A2 CNN
15 Maj 2020, 16:29 | Aktualitet
Grumbullimet te liqeni pezullojnë shefin e komisariatit

Pas pezullimit nga detyra të shefit të komisariatit numër 1 dhe vërejtjes ndaj kreut të komisariatit numër 2, Policia e Shtetit dhe ajo Bashkiake u kujdesën që askush mos të hyjë te Liqeni Artificial.

E gjithë zona ishte e mbikëqyrur nga efektivë të policisë, ndërsa në brendësi Policia Bashkiake nuk lejoi lëvizjet.

Shkak u bë dyndja masive e qytetarëve, të cilët prej disaditësh në kundërshtim me gjendjen e emergjencës për shkak të pandemisë thyenin rregullat e vendosura nga qeveria.

Përpos kësaj, askush nuk respekton orarin zyrtar të vendosur deri në orën 17:30. Kështu, gjatë mbrëmjes së djeshme, disa qytetarë u shoqëruan dhe u gjobitën nga policia.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli