Koronavirusi, Maqedonia e Veriut zgjat gjendjen e jashtëzakonshme

keshilli i sigurise ne maqedoni 1100x620

Këshilli i Sigurisë Kombëtare në Maqedoninë e Veriut ka vendosur të zgjasë dhe dy javë të tjera gjendjen e jashtëzakonshme në vend për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Gjendja e jashtëzakonshme në Maqedoninë e Veriut është vendosur prej më shumë se dy muajsh dhe duhet të përfundonte më 17 maj, por pas këtij vendimi ajo shtyhet deri në ditët e para të qershorit.

“Do të jenë të mjaftueshme dy javë për të zbatuar masat ekonomike dhe për të përfunduar luftën në mbrojtje të shëndetit të qytetarëve. Arsyeja e këtij vendimi është nevoja për të zbatuar masa ekonomike dhe sociale, për të zbutur pasojat e pandemisë”, tha presidenti Pendarovski.

Maqedonia e Veriut deri në këto momente regjistron 1740 persona të infektuar me koronavirus, 91 prej të cilëve kanë humbur jetën.