Kundërshtohet protokolli, Serie A mund të shtyhet sërish

serie a roma koronavirusi  1100x620

Protokolli, siç është aktualisht, nuk është i mjaftueshëm për të garantuar rifillimin e kampionat, me Serie A që po përpiqet të bëjë korrigjimet e nevojshme.

Në takimin mes Federatës, Ligës dhe përfaqësuesve të mjekëve, u diskutuan disa pika të protokollit, të cilat, sipas tyre, janë të vështira për t’u zbatuar. Më saktësisht janë tre pika: Karantinimi i skuadrës, në rast të pozitiviteti të një futbollisti, grumbullimin përpara ndeshjeve si dhe përgjegjësinë e mjekut.

Që ditën e enjte, kishte një numër të madh skuadrash që e konsideronin protokollin të vështirë për t’u zbatuar, sidomos ana logjistike, pasi jo të gjitha klubet kanë hapësirën e nevojshme për një grumbullim dy javor me rregullat e imponuara nga Komiteti Shkencor Teknik.

Këto probleme i shtohen edhe karantinimin dy javor të detyruar të skuadrës, ku në rast të një lojtari pozitiv do ta ndalonte përsëri kampionatin. Fillimisht dokumenti u paraqit në qeveri nga Federata, e më pas u modifikua nga Komiteti Teknikoshkencor me një seri udhëzimesh për të kufizuar rrezikun e infeksionit.

Federata italiane pranoi ndryshimet duke marrë dritën jeshile nga ministri i sportit dhe ai shëndetësisë për stërvitjet në grup, por më pas pati një hezitim nga ata që janë drejtpërdrejtë të interesuar. Rruga për rifillimin e kampionatit në Itali vazhdon të mbetet me pengesa, ndërsa data mund të zhvendoset nga 13 në 20 qershor.