Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Nga kriptomonedhat, te legalizimi i kanabisit, një analizë e detajuar nga Lutfi Dervishi dhe Afrim Krasniqi

Nga A2 CNN
15 Maj 2020, 22:29 | Aktualitet
Nga kriptomonedhat, te legalizimi i kanabisit, një analizë e detajuar

Kjo javë kishte ngjarje të njëpasnjëshme dhe rast pas rasti, njëra ngjarje nuk i linte kohë tjetrës që të përtypej dhe kështu ishte gati çdo ditë.

Por edhe nëse e shtyjmë më tej fokusin tonë, do të shohim se janë disa pika shumë të nxehta që hidhen në opinion për konsum, e mbajnë temën të nxehtë disa ditë dhe menjëherë pas saj del një temë tjetër përsëri, nga zyrat e qeverisë. Le të sjellim në vëmendje idenë e legalizimit të kanabisit të thënë nga kryeministri apo idenë për një amnisti fiskale. Edhe më tej, në kohë u hodh ideja që Shqipëria të eksperimentonte monedhën dixhitale dhe po kështu paketa anti-shpifje, e cila është ende në proces.

Vija bashkuese që duam të heqim mes gjithë këtyre çështjeve do ishte kjo: a janë nisma të vërteta këto apo na lënë të mendojmë se janë thjesht tërheqje vëmendje nga problemet e ditës. Për këtë, folën në A2 dy analistë, të cilët hedhin më shumë dritë. Afrim Krasniqi dhe Lutfi Dervishi.

Paketa antishpifje

Lutfi Dervishi: Në këtë rast, pavarësisht opinionit të Venecias, zgjidhja më e mirë mbetet Gjykata. Ndërkohë, media ka ndërmarrë hapa vetërregullues. Një gazetari e mirë është një gazetari që i shërben, një gazetari e keqe është një gazetari që shkon me këmbët e veta në dyert e gjykatës. Në këtë rast, instrumentet që ofron ligji i ri ekzistojnë, madje ato nuk janë testuar sa duhet, ose janë testuar vetëm nga politikanët. Presioni ndërkombëtar ka qenë në rritje, duke krijuar efektin që kemi mbërritur në pikën, ku pritet Venecia. Por nuk duhet të harrojmë që është një kusht shtesë për Shqipërinë para se ta hapen bisedimet me BE-në.

Afrim Krasniqi: Ne kemi thënë se kjo lëvizje ka qenë një “kush më shumë për Shqipërinë” dhe koha na ka dhënë të drejtë, fatkeqësisht. Unë mendoj se kjo nuk lidhet vetëm për të tërhequr vëmendjen, por me kalkulime më të gjera. Kur është marrë nisma ka pasur një retorikë agresive ndaj kritikëve të qeverisë, por me ndryshimin e situatës dhe kalimit të situatës së jashtëzakonshme te Covid-19, kjo nuk është më prioritet, pasi tashmë media është e kontrolluar. Tashmë kemi një sërë aktesh që tregojnë se ai ligj nuk është më i nevojshëm, për sa kohë i është dhënë kompetencë disa punonjëve shtetërorë për të marrë vendime për mediat dhe gazetarët. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me KÇK apo tashmë për legalizimin e kanabisit. Për sa kohë bëhen akte të tillë tregon se nuk është një agjendë ditore, pasi të tilla janë këto aksionet e policisë, sekuestrot, batutat e ditës, apo lëvizjet në bashki. Agjendat e mëdha politike sigurojnë para për grupet e interesit dhe kanë ndikim elektoral”.

Ideja e Ramës për kriptomonedhat

Afrim Krasniqi: Publiku nuk ka shumë informacion për këtë çështje, por për mua është një nga shqetësimet kryesore dhe unë kam parë edhe në takimet me ndërkombëtarët, të cilët kanë një shqetësim të madh. Në tetor u aplikua për herë të parë debati për këtë dhe kryeministri nuk e përmendi në një aktivitet të dedikuar për këtë çështje, por në një aktivitet dytësor. Nëse shihni faqen zyrtare të qeverisë, ky nuk është quajtur një fjalim, por “konsultim me publikun”. Kjo do të thotë se nëse ju shkoni për të marrë informacion sot, do të thuhet se është konsultuar me publikun, por në fakt, publiku nuk di asgjë për këtë. Kjo vjen për shkak se kështu është ndërtuar sistemi. Së dyti, ka një pikë ku thuhet se, “ne po ndërmarrim një nismë, e cila nuk është ndërmarr në asnjë vend të BE-së”. E imagjinoni dot që Shqipëria të ndërmarrë një nismë kaq radikale, kjo nuk do të se kjo është një çështje e madhe për të parë se çfarë fshihet nga pas. Ka një dyshim serioz. Në këto rrethana duhet të kishte minimalisht një transparencë më të madhe dhe është momenti për të kuptuar sa të brishta i kemi institucionet. Kjo çështje është në agjendën e Parlamentit dhe do të duhet minimalisht të reagonte Guvernatori i Bankës, Autoriteti i Konkurrencës, autoritetet e bankare, por ato janë produkte politike dhe nuk duan të reagojnë pasi nuk duan konflikte. Ne jemi të pambrojtur dhe kjo miratohet në 5 ditë. Kështu ka ndodhur me shumë nisma dhe kështu pritet të ndodhë me kanabisin, amnistinë fiskale dhe këtë nismë të fundit që lidhet me tregun informal, i cili është unik në Evropë.

Lutfi Dervishi: Nëse flasim për prioritete që ka vendi, janë ato çështje ku është diskutimi publik dhe ato çështje ku vendosen paratë në buxhet. Nëse flasim për gjendjen e sotme, kemi 3 prioritetet kryesore: Pandemia, kriza ekonomike dhe hapja e negociatave, ku Shqipëria është e vonuar. Në këto kohë që po flasim, kjo çështje është në vendin dhe kohën e gabuar.

Legalizimi i kanabisit mjekësor

Lutfi Dervishi: Shqipëria ka probleme të trashëgimisë, për çështjen e kanabisit, ku nuk ka një traditë pozitive. Shqipëria ka problemin e krimit të organizuar, ka problemin e një pandemie të vërtetë të krijuar me hashashin. Duke pasur parasysh të gjithë këtë sfond, kjo çështje duket jashtë kohës dhe jo fortë e qëlluar. Është luks të flasësh për hashashin në kohën e pandemisë.

Afrim Krasniqi: Në Shqipëri mbillet kanabis, policia jonë nuk ka të dhëna dhe do të na duhet të na vijnë autoritetet italiane për të na dhënë informacion për parcelat, grupet, tregu informal dhe risku kryesor. Në këto rrethana, ne i themi qytetarëve: ‘do të ketë legalizim’. Imagjinoni çfarë mendojnë qytetarët në këtë situatë qytetarët në zonat e hashashit. A është Shqipëria gati për këtë? A ka një kuadër ligjor? Duke qenë një shtet kaq i brishtë, ne nuk e kemi luksin të ndërmarrim aventura të tilla, sidomos në vitin e fundit të mandatit qeverisës, ky do të ishte një luks shumë i madh. Nuk është çështja e ka Kalifornia dhe hajt ta bëjmë ne, por Kalifornia është një botë tjetër. Qytetarëve u është thënë në fushatë elektorale se, ‘ne premtojmë të vendosim shtetin ligjor’, ky ka qenë premtimi i këtij mandati. Së dyti, ka qenë hapja e vendeve të reja të punës. Së treti, ka qenë afrimi me BE-në. Nëse ne sot i marrim këto elementë, të gjithë këto lëvizje janë kundër këtyre synimeve kryesore. Pse ndodh kjo? Në demokracitë në zhvillim ka vetëm një shpjegim: Kjo ndodh kur qeveritë kanë probleme korruptive dhe në vendimmarrje dhe së dyti, kur grupet e interesit që fshihen pas tyre janë më të fuqishme se sa ministrat, siç ndodh në Shqipëri.

Amnistia fiskale

Afrim Krasniqi: Parimisht unë nuk jam kundër amnistive. Në vendet e Evropës Lindore janë bërë në periudha 10-15 vjeçare me diferencë, kur ka pasur ndryshime të mëdha ekonomike. Në Shqipëri, çdo kryeministër e ka marrë këtë gjë, sidomos në mandatin e dytë, kur nevojat janë më të mëdha për para dhe nevojat më të mëdha për të legalizuar para nga burime të ndryshme. Shqetësimi mbetet i njëjtë, në një shtet kaq të brishtë, me burime financimi kaq të dyshimta, ku ne shohim individë të pasur që vijnë nga bota e krimit dhe vetë policia dhe ministria na thotë se dërgon letra për të deklaruar asetet e tyre grupet kriminale. Imagjino tani, nga një anë i dërgojmë letra, ku i themi keni 24 orë afat për t’i plotësuar dhe nga ana tjetër u themi se keni të drejtë të legalizoni të gjitha burimet e juaja, nëse paguani një përqindje të caktuar në Ministrinë e Financave. Ky është paradoksi i madh.

Lutfi Dervishi: Le të supozojmë se do të kemi amnisti fiskale dhe do të kemi më shumë para, por a është ky problemi kryesor i Shqipërisë? Nëse i referohemi raporteve të Bankës Qendrore shikon se paratë janë, depozitat janë plotë, bankat kanë ulur interesat. Shqipëria nuk ka nevojë për para, por për ide, për politika zhvillimi për treg që funksionon dhe dhënies fund të modelit të shëmtuar të biznesmenit kriminel. Ky është edhe shqetësimi i ndërkombëtarëve, që ato para pastrohen lehtësisht në Shqipëri, në ndërtim apo diku tjetër dhe më pas këto njerëz kalojnë në politik dhe marrin peng institucionet e shtetit. Në prag të fushatës elektorale apo pak e dyshimtë. Problemi i Shqipërisë nuk është mungesa e parasë, por tregu që nuk funksionon sipas rregullave të tregut.

A po e "shijon" qeveria pushtetin që i dha gjendja e emergjencës?

Lutfi Dervishi: Qeveria nuk mund t’i gëzohet kësaj situate, pasi do të vijë një ditë dhe do t’i rikthehesh në normalitet. Nuk është problemi i ligjeve të ashpra, nuk është problemi i forcimit të legjislacionit, nuk është problemi i shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme. Problemi numër 1 është sjellja sociale, mesazhi dhe këtë luftë nuk e ka në dorë qeveria me divizionet ushtarake dhe njësitë policore, por e kanë në dorë qytetarët, higjiena personale, distancomi fizik, kjo është beteja. Gjendja e jashtëzakonshme do të kalojë. Qeveria duhet të tregohet e kujdesshme në gjendje të jashtëzakonshme dhe të mos shfrytëzojë paralizimin e jetës parlamentare, jetës civile, për veprime që kanë pikëpyetje të mëdha, siç rasti i godinës së Teatrit Kombëtar.

"Opozita duhet të kuptonte se vendimi për djegien e mandateve ishte katastrofik"

Afrim Krasniqi: Është lajm i mirë që opozita nuk po merr aksione politike, pasi në këtë situate nuk mund ta dijë riskun që mund të ketë për jetën e qytetarëve të angazhuar. Opozita duhet të kuptonte se vendimi për djegien e mandateve ishte katastrofik. Do të duhet të kuptojë, se si në një vend ku shumica e qytetarëve janë kundër qeverisë dhe nuk janë pro opozitës? Kjo do të thotë se opozita të merret me shtëpinë e saj, të ndryshojë dhe të bëhet alternativë. Kjo bëhet me akte politike dhe me sjellje brenda strukturave të saj dhe jo me konferenca shtypi. Së treti, do të duhet që të ndjekim të gjithë mekanizmat ligjorë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë