Një lojtar pozitiv, 4 shqiptarët e skuadrës daneze të parrezikuar

Ylber Ramadanii 1100x620

Ankth dhe frikë, por fatmirësisht nga skuadra e Vejles, aty ku luajnë katër futbollistë shqiptarë, ka lajme të mira rreth pandemisë koronavirus.

Në një kohë në shtetet skandinave nisën stërvitjet ekipore, klubi danez konfirmoi një rast pozitiv me koronavirus. Në këtë moment, frika ishte për katër futbollistë shqiptarë. Te Vejle aktivizohen dy lojtarët e Kombëtares A, Arlind Ajeti dhe Ylber Ramadani, talenti i Shpresave, Arbnor Mucolli dhe shqiptari me pasaportë daneze, Lundrim Hetemi. Për të larguar çdo dyshim rreth rrezikut nga koronavirus, shërbejnë fjalët e Ramadanit.

“Lojtari, i cili rezultoi pozitiv, nuk është stërvitur asnjë ditë me ne. Ai sapo u kthye në Danimarkë, sepse ndodhej në vendlindje dhe pas testit ishte i infektuar nga koronavirus. Ky futbollist u fut në karantinë dhe sipas protokollit, klubi nuk e lejon të stërvitet. Nuk ka qenë e nevojshme që ne të tjerët të zhvillonim kontrolle, sepse nuk kemi patur asnjë kontakt”, u shpreh Ylber Ramadani, futbollist i kombëtare.

Me yjet kuqezi në kontingjent, Vejle kryeson në ligën e parë dhe synon rikthimin në elitën e futbollit në Danimarkë.