Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Plani i UEFA, 80% e kampionateve përfundojnë, sezoni mbyllet në gusht

Nga A2 CNN
15 Maj 2020, 17:31 | Bota
Plani i UEFA, 80% e kampionateve përfundojnë, sezoni mbyllet në

80% e kampionateve në Europë do ta përfundojnë sezonin. Plani i Uefa-s është i qartë ndërsa presidenti Alekander Ceferin shpjegoi se çfarë do të ndodhë më vendet të cilat vendosin mbylljen e kampionatit.

“Skuadrat të që vijnë nga kampionatet e ndërprera, ku nuk shpallen verdiktet, duhet ta nisin prej eliminatoreve nëse duan të marrin pjesë në Kupat e Europës. Personalisht, vendimi për një anulim të parakohshëm të futbollit si në Francë më duket një veprim i pamatur, por kjo nuk ka të bëjë me ne”- u shpreh numri një i UEFA-s.

Ceferin i referohet shembullit të Paris Saint Germain dhe Lyon që do të luajnë në Champions League, por nuk do të kenë asnjë ndeshje deri në fundin e muajit gusht. Sipas tij të luash ndeshje të kësaj rëndësie me një periudhë kaq të gjatë pa aktivitet është shumë e vështirë.

UEFA ka konfirmuar gjithçka edhe sa i përket Kupave të Europës. Nëse gjithçka shkon sipas planit, në muajin gusht do të kenë përfunduar të gjitha aktivitetet. Kështu nuk cënohet as kalendari i sezonit 2020-2021.

Çështje mbetet “Fair Play Financiar” për cilën presidenti Aleksandër Ceferin u shpreh se do të gjendet një mënyrë përshtatje duke parë vështirësitë në cilat ndodhen klubet.

A2 CNN Livestream

Dita jonë