Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Reforma zgjedhore, Murrizi: Pa ndryshim sistemi është një letër higjienike

Nga A2 CNN
15 Maj 2020, 17:02 | Politikë
Reforma zgjedhore, Murrizi: Pa ndryshim sistemi është një

Myslim Murrizi nuk i fsheh më planet për krijimin e një partie politike. Në A2 tregon se kur do të marrë jetë projekti i tij lidhet me reformën zgjedhore.

“Do ta shikojmë këtë vendim në varësi të Kodit për një lëvizje politike për të mos ngelur peng dhe për të mos pritur minutën e fundit, të listave të fundit që çohen në komision në momentin e fundit. Ditën që do ta kalojmë në kuvend sistemin zgjedhor me lista të hapura o rajonale o kombëtare. Sa të kalojmë Kodin do ta shikoni dhe lëvizjet”, deklaroi Myslim Murrizi.

Formimi i partisë nis nga grupi parlamentar demokrat, kryesimin e të cilit e mori duke larguar Rudina Hajdarin.

“U gjykua që të ketë një lëvizje. Ai grup mbahet në marrëdhënie miqësore dhe në respekt me njëri tjetrin, nuk është se kemi rregulla po statute. Nuk është ende parti politike”, shtoi Murrizi.

Pavarësisht rezervave të grupi në lidhje me Rudina Hajdarin thotë se nuk ka ndërmend ta zëvendësojë atë në tryezën e reformës zgjedhore, por paralajmëron qartë se votat e grupit demokrat do të kushtëzohen me ndryshimin e sistemit.

“Unë dhe ata që janë aty nuk votojmë asnjë lloj letre bakalli që del nga bunkeri i Pallateve të Kongreseve dhe nuk ka birbo në politikë që më jep urdhër të këtij lloji. Ju merreni si të doni. Kur të vijnë do ta provojmë. Do ta shikoni kur të vijë. Nuk e lexoj fare atë nëse nuk ka ndryshim sistemi. Do të jetë një letër higjienike për mua dhe shumicën e deputetëve të opozitës”, nënvizoi deputeti demokrat.

Deputeti Murrizi ka këmbëngulur fort në nevojën për t’i rikthyer qytetarëve sovranitetin, përmes votimit të drejtpërdrejtë të kandidatit për deputet.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu