Stuhi gjatë natës, përmbytet Milano

Milano u zgjua i zhytur në ujë të premten, pas një nate me stuhi të fuqishme e reshje të dendura shiu.

Rrugët e lagjes veriore Niguarda u përmbytën, pasi lumi Seveso doli nga shtrati. Zjarrfikës dhe pjesëtarë të mbrojtjes civile u dërguan në zonë, duke ndihmuar me vendosjen e thasëve me rërë jashtë godinave, zhvendosjen e pemëve të rrëzuara dhe nxjerrjen e automjeteve nga uji.

Disa pjesë të Milanos mbetën pa energji elektrike. Paraditen e së premtes situata u përmirësua, me nivelin e ujit që ul ndjeshëm.