Theu karantinën, trajneri i Augsburg humb ndeshjen e parë për një pastë dhëmbësh

AUGSBURG TRAJNERI THYEN KARANTINEN frame 297 1100x620

Trajneri i Augsburg, Heiko Herrlich, nuk do të jetë nën drejtimin e skuadrës në ndeshjen e parë pas 2 muajsh, përballë rivalëve të Wolsburg.

Shkak është një dalje e pamenduar e teknikut 48-vjeçar i cili shkoi në supermarket për të blerë një pastë dhëmbësh, në një kohë kur duhet të qëndronte në izolim deri ditën e ndeshjes.

“Bëra një gabim duke thyer karantinën – tha Herrlich. Edhe pse i zbatova të gjitha rregullat e higjienës nuk dhashë një shembull të mirë për skuadrën dhe publikun tone”, shpjegoi ai.

Heiko Herrlich u emërua trajner i Augsburg më 10 mars, 3 ditë përpara pezullimit të Bundesligës gjermane.