Vaksina kundër koronavirusit, përplasja me qeverinë franceze, Sanofi ndryshon qëndrim

MB SANOFI REAGIMI frame 289 1100x620

Gjiganti farmaceutik francez tërhiqet në vendimin për t’i dhënë prioritet tregut amerikan në rastin e krijimit të një vaksine të mundshme. Pas përplasjes me qeverinë franceze, kompania Sanofi pohon se qasja do të jetë e barabartë për të gjithë.

Kthesa erdhi pasi kryeministri francez, Eduard Phillip, tha se garantimi i vaksinës për të gjithë ishte një kusht i panegociueshëm.

Firma farmaceutike pretendonte më herët se Uashingtoni është financuesi kryesor i projektit të tyre, prandaj kishte të drejtën për të bërë porosinë më të madhe.

Kritika ndaj kompanisë Sanofi pati dhe presidenti Emmanuel Macron si dhe Bashkimi Europian.