Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Vendimi për të mbyllur Ora News, Krasniqi: Mesazh force, e dinë që nuk do të funksionojë

Nga A2 CNN
15 Maj 2020, 22:09 | Aktualitet
Vendimi për të mbyllur Ora News, Krasniqi: Mesazh force, e dinë

Analistët Afrim Krasniqi dhe Lutfi Dervishi komentuan në A2 vendimin e fundit të Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor i cili urdhëron mbylljen e televizionit Ora News me pretendimin e shkeljes së rregullave anti-Covid në transmetimet televizive.

Sipas Afrim Krasniqit ky është një lajm i keq që shumë e kishin paralajmëruar se gjendjet e jashtëzakonshme mund të përdoren për të shkelur dhe kufizuar të drejtat. Ai shtoi se një vendim i rëndësishëm si ky nuk mund të merret nga 3 zyrtarë të nivelit të ulët dhe e cilësoi atë si mesazh force.

“Ne e kishim paralajmëruar që gjendjet e jashtëzakonshme mund të përdoren për të kufizuar liritë politike dhe të drejtat e njeriut. Koha po na jep të drejtë. Zyrtari që ka firmosur vendimin është një zyrtar që i ka mbaruar mandati prej 6 muajsh dhe Kuvendi duhet të kishte zgjedhur anëtarin e ri. Dhe individët që kanë vendosur janë një komision prej 3 vetash që janë zyrtarë të nivelit të ulët të qeverisë, të urdhëruar nga eprorët. Si mundet që 3 individë të marrin vendim për një media aq të madhe me qindra punonjës. Është një zhvillim negativ. Është një mesazh force. Ata e dinë që kjo nuk do të funksionojë. Si mundet të mos reagojë askush për sa kohë ne nuk kemi Gjykatë Kushtetuese”, u shpreh Krasniqi.

Ndërsa Lutfi Dervishi shtoi se mbyllja e medias është diçka që nuk mund të imagjinohet në një vend demokratik. Ai nënvizoi se nuk e kupton se çfarë mund të fitohet me mbylljen e një medie.

“Mbyllja e medias dhe në fantazinë e skenarëve të Hollivud nuk ka ndodhur. Është diçka që nuk imagjinohet në një vend demokratik. E kuptoj gjobën, paralajmërimin, por jo mbylljen. Nuk e kuptoj se çfarë fitohet me mbylljen e medias. Edhe po ti mbyllësh mediat ke 1.8 milionë shqiptarë në Facebook. Në 2020 nuk e kemi menduar që do t’i përgjigjemi një pyetje për mbylljen e një media”, deklaroi Dervishi.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani