Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Dhuna e policisë ndaj të miturit, Meta: Akt i rëndë, dëmton imazhin e Policisë së Shtetit

Nga A2 CNN
16 Maj 2020, 17:54 | Aktualitet

Presidenti Ilir Meta ka dënuar me forcë dhunën e ushtruar nga disa efektivë të policisë ndaj një të mitur në zonën e Liqenit Artificial sepse nuk kishte zbatuar fashën e lejuar të lëvizjes për shkak të pandemisë.

Kreu i Shtetit e konsideroi dhunën ndaj të mitur një sjellje joprofesionale që dëmton ashpër imazhin e Policisë së Shtetit.

“Dënoj me forcë sjelljen joprofesionale, shproporcionale dhe të dhunshme të disa punonjësve të Policisë së Shtetit ndaj një të mituri, i cili sipas raportimeve paraprake po lëvizte jashtë orarit të lejuar për shkak të masave kufizuese të marra në kuadër të gjendjes së pandemisë. Ky akt tepër i rëndë dhe i dënueshëm dëmton seriozisht imazhin e Policisë së Shtetit duke na kthyer pas në kohët e arbitraritetit”, shkruan presidenti.

Më tej, Ilir Meta kërkon që për shkak të sensibilitetit të madh shoqëror që ka kjo ngjarje të zbardhet sa më shpejt dhe të nxirren pa humbur kohë përgjegjësitë ligjore.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani