Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Masat për sezonin veror, tur operatorët: Bonus nga shteti kush pushon në vend

Nga A2 CNN
16 Maj 2020, 15:19 | Ekonomi
Masat për sezonin veror, tur operatorët: Bonus nga shteti kush pushon

Në dy javë nis zyrtarisht sezoni veror, por ende shumë pikëpyetje ngrihen mbi mënyrën se si do t’i bëjmë pushimet këtë vit. A do të hapen kufijtë? A do të mund të lëvizim në të gjithë vendin për plazh apo do të na duhet autorizim? A do të qëndrojmë në çadra apo duhet të marrim çadra me vete?

Ajo çfarë dihet është se industria e turizmit do të jetë më e prekura nga pandemia, me humbje të mëdha për të gjithë operatorët dhe për ekonominë.

Për këto arsye, shoqata e tur operatorëve ka propozuar një listë kërkesash që nxitin ardhjen e pushuesve të huaj dhe motivon shqiptarët të pushojnë në vend.

Skema e propozuar për pushuesit vendas vjen në formën e një bonusi që qeveria mund t’u rimbursojë në taksa apo faturat e ujit dhe dritave. Kërkesat përfshijnë edhe stimuj për shqiptarët që vijnë nga Kosova apo Maqedonia, përmes eliminimit të kostove si tarifa e Rrugës së Kombit.

Ndërkohë, për shqiptarët që kanë bërë më herët rezervime për pushime jashtë, në rast të mos-hapjes së kufijve, tur operatorët propozojnë një kupon në vend të kthimit të parave mbrapsht për të mos çuar në kolaps industrinë e turizmit dalës.

Industria e turizmit sheh në kontekstin e krizës si të nevojshme ribërjen e ligjit të turizmit, që përmes rikthimit të Fondit të Turizmit, apo bërjen e detyrueshme të sigurimit të likuiditetit nga operatorët turistikë, do të hiqte barrën e mbështetjes financiare nga shteti.

Tur operatorët parashikojnë një rënie drastike të turistëve të huaj këtë vit deri në 6 herë më pak nga viti i kaluar, pavarësisht përpjekjeve që mund të bëhen nga shteti në formën e marrëveshjeve dypalëshe për hapjen e kufijve apo rinisjen e fluturimeve.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani