Pista e Silverstone do të organizojë 2 gara të Formula 1

silverton 600x338

Kalendari alternative i Formula 1 po merr formë me autoritetet që po nisin përgatitjet për të mirëpritur garat.

Drejtori i pistës së Silverstone, Stuart Pringel, deklaroi se është arritur një marrëveshje në parim me Formula 1 që të zhvillohen dy gara pa publik, pikërisht në këtë cirkuit, në datat 26 korrik dhe 2 gusht.

Dy garat e Silverstone duhet të miratohen tashmë nga qeveria britanike pasi përparësi ka siguria e të gjithëve, duke respektuar kufizimet e vendosura për shkak të pandemisë Covid-19. Ndërkohë pushteti vendor miratoi kërkesën që edhe në pistën e Spa-Francorchamps të mbahet gara në fundjavën e 30 gushtit, 1 shtator, gjithashtu pa praninë e publikut.

Edhe pse Belgjika kishte ndaluar aktivitet në masë deri në 31 gusht, qeveria ka ndezur dritën jeshile për organizimin e kësaj gare. “Kemi një marrëveshje themelore me Formula 1, por e kishim të nevojshme edhe një miratim nga autoritet”, deklaroi menaxheri i shitjeve të këtij eventi.

Ideja është të krijojmë një bashkëpunim me ta pa paguar asgjë për të zhvilluar këtë garë. Spa-Francorchamps është prej 50-vjetësh në kalendarin e Formula 1.