Rikthehet futbolli, Covid-19 nuk e ka ndryshuar Haaland

rikthehet futbolli 1100x620

Dhe më në fund ai rifilloi. Sporti më i dashur, futbolli u ndërpre, por prapë gjeti fuqi të rinisë. Pavarësisht goditjeve të mëdha që ka dhënë pandemia në shoqëri, ekonomi, art, kulturë dhe sport, Gjermania dha shembullin më të mirë se jeta duhet të vazhdojë.

Në një stadium të zbrazur nga tifozët, me masa të shumta sigurie për zbatimin e protokolleve kundër koronavirusit, ekipet gjermane zbritën në fushë, në një farë mënyrë për të kthyer dhe shpresën te njerëzit.

Janë të parët në Europë që e bëjnë një akt të tillë që shpresojmë të ndiqet dhe nga kampionatet e tjera elitare të klubit të vjetër.

Kampionati gjerman Bundesliga rifilloi pikërisht aty ku ndaloi 2 muaj e gjysme më parë në javën e 26 të tij. Në përballjen kryesore të kësaj të shtunë Dortmund shpartalloi 4-0 Schalke 04 në derbin e Ruhrit me një Haaland që dukej sikur asgjë nuk kishte ndryshuar për të. Shënon dhe jep një asist për gol, si një lider i vërtetë.

Në ndeshjet e tjera Augsburg u mund në shtëpi nga Wolsburg 1-2, Dusseldorf barazoi me Paterborn 0-0, Hoffenheim humbi përballë Hertha 0-3 ndërsa Leipzig nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 ndaj Freiburg. Bayern Munchen do të ndeshjet të dielën përballë modestëve të Union Berlin.