Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Virusi drejt largimit? Franca dhe Spanja raportojnë më pak se 200 viktima

Nga A2 CNN
16 Maj 2020, 20:04 | Bota
Virusi drejt largimit? Franca dhe Spanja raportojnë më pak se 200

Europës së vjetër po i lehtësohen plagët e shkaktuar nga koronavirusi dhe kjo gjë po shihet në raportimet që vijnë nga vendet më të goditura nga pandemia si Spanja dhe Franca.

Ministria e Shëndetësisë në Francë raportoi se në 24 orët e fundit u raportuan 96 viktima, duke e çuar totalin në 27,625. Ulje të ndjeshme pësoi dhe numri i personave të shtruar në spitale dhe ai i atyre të shtruar në terapinë intensive.

Edhe Spanja raportoi shifra të përmirësuar nga 24 orët e fundit, por pavarësisht kësaj kryeministri Sanchez po mendon që të shtyjë më tej gjendjen e emergjencës në vend.

Sipas autoriteteve zyrtare, në Spanjë të shtunën u raportuan 102 viktima të tjera nga koronavirusi, shifër kjo më e ulët që prej 8 javësh.

Po ashtu edhe Italia raportoi më herët numrin më të ulët të viktimave nga koronavirusi që nga muaji mars.

A2 CNN Livestream

Dita jonë