Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

“7-8 policë m’u hodhën në shpinë”, gazetari Alfred Lela flet për A2 pas shoqërimit në polici

Nga A2 CNN
17 Maj 2020, 16:00 | Aktualitet
“7-8 policë m’u hodhën në shpinë”,

Gazetari Alfred Lela, një nga personat e shoqëruar në polici ditën e sotme pas shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar, tregoi në “Ditari” në A2 momentin kur e ndaloi policia.

Sipas tij, nuk kishte asnjë arsye që të shoqërohej në mënyrë të dhunshme nga efektivët.

“A duhet të ndalohesha në mënyrë të dhunshme, edhe nëse isha shkelës i karantinës? Duhet të ndalohesha, të mbushej formulari i shtetit, të më lexoheshin të drejtat. Ajo që ndodhi me ndalimin dhe dhunimin tim barbar nuk ka nevojë për interpretime të tjera. Unë nuk isha aty si aktivist politik, por si gazetar. Pamjet e tregojnë qartë se çfarë ka ndodhur. As godita dhe as shava policinë”, tregon Lela.

“Po rrija jashtë kordonit policor dhe u bëra dëshmitar i arrestimit të një zonje që më pas mora vesh se ishte Silva Caka. E morën dhe e futën brenda kordonit disa policë që dolën 10-20 metra jashtë kordonit. Kur e pashë që e futën në rrethim, u afrova për të thënë vetëm dy fjali, por që nuk arrita t’i them se m’u hodhën 7-8 policë në shpinë. Më hodhën në tokë dhe më goditën”, shtoi gazetari.

Alfred Lela nënvizoi se “shembja e Teatrit u bë hajdutërisht dhe me forcë”.

“U bë në mes të një pandemie, duke ditur pamundësinë e njerëzve për grumbullim. Është një skenar i së keqes, i një force të verbër që nuk e shikon opozitarizmin dhe kundërshtinë si diçka të shëndoshë”, tha Lela.

A2 CNN Livestream

Dita jonë