Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Shembja e Teatrit/ Basha thërret aleatët, pritet vendim politik nga ana e opozitës së bashkuar

Nga A2 CNN
17 Maj 2020, 10:40 | Politikë
Shembja e Teatrit/ Basha thërret aleatët, pritet vendim politik nga

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka thirrur mbledhjen e opozitës së bashkuar për të diskutuar hapat që do të ndërmerren pas shembjes së Teatrit Kombëtar.

Pritet të ketë zhvillime dhe nuk përjashtohet edhe mundësia për thirrjen e protestave kombëtare, pavarësisht se ndodhemi në gjendje të jashtëzakonshme, ku protestat nuk lejohen.

“Ajo që çdo shqiptar e kupton sot nga kjo ngjarje është se me Edi Ramën paligjshmëria, dhuna dhe pabesia do të vazhdojnë. Nuk do të ketë fund dhuna, paligjshmëria edhe padrejtësia pa marrë fund kjo qeveri dhe pa u larguar ky njeri. Nuk ka rrugë tjetër”, u shpreh Basha në një deklaratë për mediat në orët e para të ditës së sotme.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani